back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Duam sistem të hapur, më i miri të drejtojë”/ Lapaj në Milot:...

“Duam sistem të hapur, më i miri të drejtojë”/ Lapaj në Milot: Ju tregoj katër pikat kryesore tonat

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte në Milot, teksa prezantoi kandidatët e koalicionit që ka bërë me “Nisma Thurrje”. Lapaj kërkon që sistemi të jetë I hapur, me meritokraci, ku të mirët të drejtojnë.

“Miq, në këtë rrugë, ne kemi zgjedhur të bashkojmë profesionistët e lirë, profesorë dhe doktorë shkencash, ka edhe nga ata që kanë mbaruar në ‘La Sapienza’.

Si do ta bëjmë ushtrinë? Do të ketë fytyrën e Dedë Prengës. Unë besoj se ky vend bëhet kur marrim më të mirët. Nuk është lënë i miri të ecë dhe drejtojë. Do ta zhbëjmë këtë.

Kanë bërë çdo lloj ligji që mos ketë garë. Të gjitha nivelet e shtetit pastaj degradojnë, sepse ka bërryla dhe vriten shqiptarët e ndershëm. Drejtojnë të paaftët, është sistemi i tillë.

Cfarë themi ne? Duam sistem të hapur, të garojnë, më i miri të shkojë në drejtimin e shtetit. Kur ka garë të ndershme, kthehen më të mirët.

Të them të drejtën, Miloti është qytet i vogël, si e shtyjnë, pa punë, pa fabrika, pa industri, nuk mbahet shteti me llafe. Nuk mbahet shteti me rroga dhe ndihma ekonomike. Nuk ka arsye që Shqipëria të jetë e varfër. E kontrollojnë një grup njerëzish.

Të zhbëjmë monopolin e çdo gjëje që shitet, pasi vendi ynë ka resurse. Rruga jonë lidhet me parimet. Katër janë pikat tona kryesore: Voto e diasporës, listat e hapura, ligji për referendumet dhe depolitizimi i administratës.

Ia dolëm të miratonim ligjin e votës së diasporës, mblodhëm 21 mijë firma. Listat e hapura i bëmë vetë pasi na i bllokuam në parlament. Për ta ndryshuar Shqipërinë duhet ligji për referendumet, shfuqizim kur abuzohet. Administrimi i zgjedhjeve nuk duhet bërë nga partitë.

Do të bëjmë që deri në 20 milionë lekë të reja xhiro, taksa të jetë zero. Tatimorët të ndalohen me ligj brenda këtyre bizneseve. Tatimet progesive që shkojnë deri 23% do t’i heqim, e bëjmë 10%, s’ka problem sa punë bën” –  u shpreh Lapaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat