Kandidati për deputet i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Te Paekspozuarit” në MCN, shpjegoi se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për t’i bashkuar partitë e Shehaj, Lapaj dhe Shabanit në një listë të përbashkët, si pjesë e koalicionit Euroatlantik.
Ai theksoi se disa prej këtyre tyre kishin rënë dakord për bashkëpunim, por më pas ishin tërhequr për çështje egoje.
“Kam bërë çdo përpjekje prej një viti e gjysmë për të mbledhur të gjithë, jo vetëm zotin Shehaj, po të gjithë, edhe zotin Lapaj, edhe zotin Shabani.
Madje, disa prej tyre kanë rënë dakord, pastaj kanë përgënjeshtruar veten e tyre publikisht. Këto janë fakte publike që me një vëzhgim të hollë i kupton dhe nuk ke nevojë të thuash të pavërteta.
Është që është bërë një investim shumë i madh që koalicioni Euroatlantik, parimet për të cilat ne qëndrojmë, që s’e kemi vetëm fjalë, se këtu është diferenca dhe me të tjerët i kemi vepra.
Sigurisht, unë do të kisha preferuar që të kishim dalë me një listë të vetme. Kam bërë gjithçka, por kam përshtypjen për egot e tyre personale ata nuk pranuan në fund.”