back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaEkzekutimi i gjyqtarit/ Si arriti autori të futej i armatosur në sallën...

Ekzekutimi i gjyqtarit/ Si arriti autori të futej i armatosur në sallën e gjyqit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin. Brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku është qëlluar për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja.

Autori i dyshuar i sulmit është identifikuar si shtetasi Elvis Shkambi, i cili ka hapur zjarr në sallë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodheshin në sallë në momentin e ngjarjes.

Policia: Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e Apelit

Gjyqtari Kalaja u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Dy personat e plagosur po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Një karrierë në drejtësi, një fund tragjik/ Kush ishte Astrit Kalaja?

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe ka neutralizuar autorin e dyshuar. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e motiveve të sulmit dhe për dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse, që ka ndodhur në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare.

Ngjarja e sotme ka shkaktuar panik dhe ka sjellë reagime të forta, pasi është një prej rasteve më të rënda të sigurisë së institucioneve të drejtësisë në vend.

Kush është Gjon Shkambi dhe lidhja me autorin/ Nga pronat e kontestuara te vrasja e gjyqtarit

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat