back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaErion Veliaj ankohet për “ngacmim seksual” dhe Ilir Meta për ajrosjen/ Avokati...

Erion Veliaj ankohet për “ngacmim seksual” dhe Ilir Meta për ajrosjen/ Avokati i Popullit nis verifikimet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili që prej 10 shkurtit ndodhet në paraburgim në Durrës, dhe ish-presidenti Ilir Meta, i izoluar në burgun 313 prej tetorit të vitit të kaluar, kanë paraqitur ankesa zyrtare pranë komisionerëve të Avokatit të Popullit për mënyrën e trajtimit që po u bëhet gjatë qëndrimit në qeli.

Veliaj ka pretenduar se shoqërimi i tij në spital ka qenë jo proporcional dhe diskriminues, duke ngritur shqetësime mbi kushtet e trajtimit dhe sigurinë në qeli. Ai akuzoi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për “ngacmim seksual” gjatë shtrimit në spital, pasi sipas tij ata hynë në sallën e operacionit në mënyrë të papërshtatshme. Vetë Veliaj përdori termin francez “voyerism”, që përfshin ngacmimin seksual duke parë personin në një situatë intime apo të pambrojtur, duke theksuar se në sallën e operacionit ai ishte pa rroba, ashtu si çdo pacient.

Ndërkohë, ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar ankesë për kufizimet që i janë vendosur në burgun 313, duke përfshirë mungesën e mundësisë për ajrim si të tjerët dhe kufizimet në aktivitetet fizike që i janë lejuar.

Burime pranë Avokatit të Popullit kanë bërë me dije se ankesa e dy politikanëve janë duke u shqyrtuar, dhe komisionerët kundër torturës do t’i kërkojnë institucioneve përgjegjëse dokumentacionin dhe shpjegimet për masat e marra në rastin e Veliajt gjatë shoqërimit në spital dhe për trajtimin në burgun 313 të Metës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat