back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img
KreuSportiFiorentina, gati të paguajnë 10 milionë euro për sulmuesin kuqezi Kristian Shpendin

Fiorentina, gati të paguajnë 10 milionë euro për sulmuesin kuqezi Kristian Shpendin

Kristian Shpendi është një ndër emrat që po përmendet më shumë në Itali. Sulmuesi i ekipit Shpresa, po kalon një formë mjaft të mirë te Çezena në Serie B, duke bërë që Fiorentina të bëjë hapa konkretë për ta pasur. Por në Serie A ka klube të tjera të interesuara.

Fiorentina ka ofruar 10 milionë euro për Kristian Shpendin, sulmuesin e ekipit Shpresa të Shqipërisë, i cili po kalon një formë mjaft të mirë te Çezena. Vjollcët i kanë idetë e qarta sa i përket përforcimeve në repartin ofensiv.

Presidenti Roko Komiso është gati që të investojë nëse gjendet kandidati i duhur. Në skuadër mungon një sulmues me karakteristikat e Kin. Dhe Shpendi shikohet si futbollisti ideal për ta zëvendësuar atë në ekip, raporton Viola News.

Deri më tani, në Serie B, lojtari kuqezi ka realizuar tetë gola, duke treguar e mund të rritet ende më shumë edhe se ka potencial. Por interesim për 21-vjeçarin ka edhe nga Lacio, Atalanta dhe Torino. Është kjo arsyeja se përse, vjollcët kanë hedhur hapa konkretë.

Te Fiorentina mbizotëron ideja se Shpendi është një investim i mirë, pasi ka potencialin të rritet dhe i përshtatet filozofisë së klubit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat