back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetFlamur Noka: Këtu po instalohet monizmi në vitin 2024

Flamur Noka: Këtu po instalohet monizmi në vitin 2024

Deputeti democrat Flamur Noka, ka lëshuar akuza ndaj Qeverisë, duke thënë i ka shpallur luftë opozitës.

Ai ka thënë më tej se do të vazhdojnë betejën që kanë nisur, duke mos lënë pa shenjëstruar as SPAK-un.

Deklarata:

Vazhdon regjimi t’i shpallë luftë opozitës. Siç e shikoni salla duhet të ishte e hapur për deputetët, ajo sallë është e mbyllur për deputetët. Elisa Spirogjoka së bashku me Sulltan Surrelin, i kanë shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që monizmi duhet të mbretërojë në Shqipëri.

Ne jemi në një betejë, jo thjeshtë betejë pushteti, ne jemi në një betejë pa kthim për demokracinë dhe pluralizmin në këtë vend. 

Ne insistojmë në betejën tonë, dhe nuk do të tërhiqemi, sepse ne përfaqësojmë popullin opozitar. Kjo sallë nuk është vetëm për ata që kanë votuar patronazhistët, në këtë sallë janë ata që kanë votuar krimi i organizuar dhe dillerat e drogës, në këtë sallë janë ata që kanë marrë votën e korrupsionit dhe mafias në këtë vend.

Ndërsa përfaqësuesit e popullit opozitar trajtohen si armiq.

A mund të pranohet kjo në Shqipërinë e vitit 2024, kjo sjellje ndaj opozitës. A mundet të pranojmë ne që Edi Rama të instalojë monizmin në vitin 2024. A mund të pranojmë ne, që Shqipëria të trajtohet si plaçkë tregu nga ana e qeveritarëve?

A mund të pranojë opozita që Shqipëria të shpopullohet dhe skenarin e Vaso Çubrilloviç që nuk ka mundur ta zbatojë asnjë car serb, ta zbatojë vetë Edi Rama, një shqip folës.

A mund të pranojmë ne sot, që Shqipëria të qeveriset nga krimi i organizuar dhe jo nga vullneti i shqiptarëve?

A mund të pranojmë ne që një njeri të marrë të gjitha pushtetet dhe ta kthejë Shqipërinë në një feud personal të tij.

Fakti që sot, deputetja Elda Hoti me kallëzim të policisë, thërritet në Skapin e partisë, është domethënie e frikshme.

Çfarë tregon? Policia që drejtohet nga nipi i Enver Hoxhës dhe nga një trafikant siç është Proda, nuk ka me ligj asnjë tagër të shkelë brenda oborrit dhe sallë së Kuvendit parlamentit. Brenda këtij territori është Garda e Republikës.

Narkopolicia e shtetit, me urdhër të nipit të Enver Hoxhës dhe me dirigjimin e narkopolicit Proda, ka kallëzuar, në kundërshtim me çdo ligj, ka kallëzuar deputeten vetëm pse ajo ishte në një aksion të mosbindjes civile.

Ky është një puç dhe ky Skapi i Dumanit, në vend që të hetojë Policinë që ka kaluar kompetencat e ligjit, në vend që të hetojë policinë për dhunën që bëri ndaj deputetëve, në një institucion që nuk ka të drejtë të sheklë, Skapi i Dumanit si një organizatë kriminale me mercenarë të regjimit, me urdhër të narkopolicit dhe nipit të Enver Hoxhës dhe të Sulltan Surrelit, në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, thërret deputeten në Skap.

Këtu ku zhvillohet puçi në mes të ditës dhe ku SKAP-i është një nga anëtarët e puçit të shtetit, lind e drejta e çdo qytetari të ngrihet në këmbë dhe të luftojë për të mbrojtur atë demokraci dhe pluralizëm që ne kemi fituar këtu e 32 vite më parë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat