back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëFrancë/ Kryeministri i ri përpara një "mission impossible"

Francë/ Kryeministri i ri përpara një “mission impossible”

Nëntë ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tani një kryeministër të ri. Ai është François Bayrou, që drejton një parti të vogël të qendrës dhe konsiderohet si një i besuar i afërt i presidentit Emmanuel Macron. Bayrou duhet të kujdeset tani për raporte të qendrueshme politike. Por pejzazhi partiak në Francë është i përçarë.

Qeveria që ai duhet të krijojë duhet të mos jetë më në varësi të tolerimit prej radikalëve të djathtë të Rassemblement National. Për këtë Bayrou-t që drejton partinë e vogël të qendrës Mouvement démocrate i duhet bashkëpunimi me të majtët e moderuar. Kjo nuk është një detyrë e lehtë: I pyetur nga gazetarët për këtë ai theksoi: “Të gjithë e dinë, se sa e vështirë është të gjesh një rrugë për të bashkuar dhe jo për të ndarë.” Eshtë i nevojshëm pajtimi.


Skeptizicëm i së majtës

Vetëm nëse Bayrou ia del që të tërheq brenda koalicionit të majtët e moderuar, pra socialistët, ekologjistët ose komunistët, ai mund t’i bëjë ballë votës së mundshme të mosbesimit nga e majta ekstreme LFI dhe e djathta ekstreme Rassemblement National. Por ndërkohë socialistët kanë komunikuar, se nuk janë të gatshëm të hyjnë në bashkëqeverisje nën drejtimin e Francois Bayrou. Me emërimin e Bayrou, Macron sërish injoroi rezultatin e zgjedhjeve më 7 korrik 2024, në të cilat shumicën e votave i mori aleanca e majtë NFP. Macron si rrjedhojë do të duhej të emëronte një kryeministër nga radhët e së majtës. Në vend të kësaj, shkruan kreu i partisë Olivier Faure, Macron po e thellon krizën demokratike.

Edhe Marine Tondelier nga ekologjistët është skeptike. Ajo kërcënoi, se do ta tolerojë qeverinë e re të Bayrous, vetëm nëse ai pranon pjesë të programit të ekologjistëve. Por jo vetëm në drejtim të së majtës duhet të hapë rrugë Bayrou, tërhoqi vëmendjen kryetari i partisë komuniste Fabien Roussel. Sipas tij kryeministri nuk duhet të përdorë më nenin e posaçëm 49.3. Ky nen lejon, që ligjet të miratohen edhe pa aprovimin final të Asamblesë Kombëtare. “Vetëm nëse Bayrou garanton, që nuk do ta përdorë nenin 49.3, të gjithë do të jenë të detyruar të bëjnë kompromise.” Vetëm në këtë rast mund të shmanget vota e mosbeimit, theksoi Roussel.


Rassemblement National në pritje
Kryetari i Rassemblement National, Jordan Bardella deklaroi, se fillimisht do të presë. Ai nuk synon automatikisht votën e mosbesimit kundër qeverisë së Bayrou. Por edhe Bardella vendos vijat e kuqe: Jo rritje e taksave për sipërmarrjet dhe njerëzit me të ardhur atë pakta ose të mesme, jo shkurtime të pensioneve. “Emmanuel Macron është një president që e ka bunkerizuar veten”, deklaroi Bardella. Kryeministri i ri duhet ta ketë të qartë, se nuk ka legjitimitet demokratik dhe as mazhorancë parlamentare. “Ai duhet të jetë i hapur ndaj të gjitha partive dhe ndaj zgjedhësve.” Marine Le Pen shkruan në X, Bayrou duhet të bëjë, atë që nuk donte ta bënte pararadhësi i tij Barnier. “Të dëgjojë opozitën dhe ta kuptojë atë, për të konceptuar një buxhet të arsyeshëm dhe të menduar mirë.”.

73-vjeçari Bayrou pra duhet t’ia dalë që në një pejzazh politik thellësisht të përçarë, t’u bëjë të majtëve një ofertë, pa i nënvleftësuar republikanët konservatorë. Vetëm kështu mundet që të krijojë një aleancë qeveritare./DW

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat