Gjykata e Posaçme konfirmon masën “arrest në burg” për Safet Bajrin, Behar Brajoviç dhe Astmer Bilali. Ata akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.
Safet Bajri u arrestua pak ditë më parë pranë banesës së tij në Dobraç të Shkodrës dhe u soll në kryeqytet. Ai figuronte edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat, ku flitej për krime të rënda, përfshi plane për vrasje.
Sipas SPAK, motivi i vrasjes dyshohet ndër të tjera të jetë hakmarrja për vrasjen e Boran Bërçanës, i vrarë më 15 korrik 2018 bashkë me partneren e tij, Silvi Ndoci, pra një muaj para se të vritej Fatbardh Lici. Nga hetimi ka rezultuar se Behar Bajri i faturonte Ibrahim Liçit vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Bërçana.
Safet Bajri ka një histori të gjatë me problemet e vazhdueshme me drejtësinë, duke përfshirë arrestimin e tij në vitin 2018 për disa akuza të tjera.
Njoftimi i GJKKO:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 22.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,
parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim Behar Brajoviq,
Astmer Bilali dhe Safet Rustemi”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në
nenet 228, 229, 230, 232, 238, 244, 246 e 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 22, datë
24.02.2025, vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin
nr. 12, datë 17.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Behar Brajoviq,
i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, në dëm të
viktimës F.L, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të
strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të
parashikuara nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin
nr. 12, datë 17.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Astmer Bilali, i
dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, në dëm të
viktimës F.L, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të
strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të
parashikuara nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin
nr. 12, datë 17.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Safet Rustemi, i
dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, në dëm të
viktimës F.L, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të
strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të
parashikuara nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brënda afatit ligjor.