Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar më 10 shtator 2025 marrjen në pyetje të Besart Logut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 245/1 paragrafi 4 të Kodit Penal.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, vendosi më 11 shtator 2025:
Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit Besart Logu, e caktuar më 9 shtator 2025.Urdhëroi policinë gjyqësore dhe Prokurorinë e Posaçme për zbatimin e vendimit.
Lejoi të drejtën e ankimit të këtij vendimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda pesë ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.



