back to top
27.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGjyqi për Mediun, 26 viktima në dosje/ Rishfaqet ish-Ministri i Mbrojtjes

Gjyqi për Mediun, 26 viktima në dosje/ Rishfaqet ish-Ministri i Mbrojtjes

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është i pandehur nën akuzën për shpërdorim detyre.

Seanca vjen pas një shtyrjeje të mëparshme për shkak të mungesës së Mediut, i cili ndodhej në një vizitë në SHBA. Deputeti republikan deklaroi pas kthimit se kishte takuar zyrtarë amerikanë, të cilëve u kishte shprehur shqetësimin për “përdorimin politik të drejtësisë”.

SPAK e akuzon Mediun se ka shkelur procedurat ligjore gjatë ngritjes së fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, në një zonë të banuar, çka çoi në shpërthimin tragjik të 15 marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Mediu ka mohuar akuzat dhe vijon kundërshtimin e akt-ekspertizës së paraqitur në proces.

Çështja ndaj tij u rihap pas 12 vitesh, pas kërkesës së familjes së një prej viktimave, Dritan Durdës, ndërsa gjyqi ka nisur në prill 2023 dhe ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve ndaj provave të paraqitura nga prokuroria.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat