back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaGjKKO-SPAK-ut/ Hetoni deputetin socialist

GjKKO-SPAK-ut/ Hetoni deputetin socialist

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me datë 07.03.2024 ka dërguar për kompetencë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dosjen penale me: kërkues Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, objekti “Pushimin e procedimit penal nr. 913 të vitit 2021”.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Bujar Çela i cili po hetohet për shpërthimin e ndodhur në një magazinë në pronësi të deputetit në Lushnjë, ku u vranë 2 vetë e u plagosën 7 të tjerë, përfshirë Çelën,

Vendimi i GJKKO-së

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 128/a pika 1, gërma “b”, 328 pika 1 gërma “b”, 329, 329/a, 329/b pika 2 të K.Pr.Penale, si dhe në nenin 186 të K.Penal, me vendimin Nr. 65, datë 30.10.2024, vendosi:

Konstatimin pavlefshmërisë absolute të kërkesë së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, datë 17.10.2023 me objekt: Pushimin e procedimit penal Nr. 913 të vitit 2021 për veprën penale “Falsifikim të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 të Kodit Penale.

Kthimin e akteve Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që i përkasin procedimit penal Nr. 913 të vitit 2021 regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale “Falsifikim të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 të Kodit Penale.

Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vazhdimin e hetimeve, të cilat duhet të përfundohen brenda 4 (katër) muajve nga marrja formë e prerë e këtij vendimi.

Ky vendim t’i njoftohet drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat