back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetHysenbelliu: Policia dhe ushtria bllokuan televizionin pa urdhër gjykate

Hysenbelliu: Policia dhe ushtria bllokuan televizionin pa urdhër gjykate

Botuesi i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu, ka reaguar pas bllokimit të godinës së televizionit News24, duke e cilësuar ngjarjen si një “akt brutal” dhe “shkelje flagrante të lirisë së shtypit”.

Sipas tij, pa asnjë paralajmërim, urdhër gjykate apo bazë ligjore, forcat e policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen në ambientet e televizionit, kanë ndërprerë sinjalin e transmetimit dhe kanë nxjerrë forcërisht gazetarët nga redaksitë.

Hysenbelliu deklaron se persona civilë, me automjete të paidentifikuara, janë futur në mënyrë të fshehtë në zyrat e grupit mediatik dhe kanë marrë dokumente konfidenciale e materiale të ndjeshme, përfshirë dosje që lidhen me hetime mbi korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin. Ai paralajmëron se ky veprim rrezikon jo vetëm misionin e medias, por edhe jetën e gazetarëve që kanë punuar mbi këto materiale.

“Ky është një paralajmërim i qartë dhe i rrezikshëm për çdo media që guxon të hetojë dhe të flasë për të vërtetën. News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket”, shkruan Hysenbelliu.

Botuesi i “Focus Group” u bëri thirrje institucioneve shtetërore të ndalojnë çdo veprim represiv, të rikthejnë sinjalin e televizionit dhe të lejojnë gazetarët të kthehen në vendin e punës. Ai gjithashtu falënderoi stafin, organizatat e medias dhe qytetarët për solidaritetin e treguar.

“Ne nuk do të heshtim, nuk do të tërhiqemi”, përfundon reagimi i tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat