Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu pas rreth katër vitesh qëndrimi në qeli, ku mbahej i arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ka hequr masën e sigurisë “arrest me burg” për dosjen që lidhet me inceneratorin e Fierit.
Me këtë vendim, Koka del nga qelia ndërsa proceset gjyqësore ndaj tij vijojnë. Ai ishte një nga të arrestuarit kryesorë në hetimet për aferën e inceneratorëve, një nga çështjet më të mëdha të korrupsionit të viteve të fundit.




