back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaIsh-gjyqtari Ilir Pashaj dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për...

Ish-gjyqtari Ilir Pashaj dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për korrupsion

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Përveç dënimit me burg, Pashaj humbet të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket
procedimit penal nr. 49, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ilir Pashaj”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Paulin Çera dhe Artan
Jahollari, me vendimin Nr. 19, datë 04.03.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale
të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të
organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, dhe dënimin e
tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale
të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i
pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose
i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni
257/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale
të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
parashikuar nga neni 287/1, gërma “a” i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë)
vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit
Ilir Dalip Pashaj me një masë të vetme prej 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vite dhe 4 (katër) muaj burgim.

Në aplikim të neneve 30/1, 35/1, 44/2 të Kodit Penal, dhënien e një dënimi
plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Ilir Pashaj, për të ushtruar
funksione publike, për 5 (pesë) vjet, dënim i cili fillon të zbatohet pas vuajtjes së
dënimit me burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi,
dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 36 të K.Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të :

Pasurisë së paluajtshme të llojit apartament, regjistruar me nr., vol.,
faqe ****, Z.K. ****, ****, me sipërfaqe **** m2, rregjistruar në emër të
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
shtetasit Sh.B, dhe 2. Pasurisë së luajtshme të llojit autoveturë të markës
Mercedes Benz, Model E200CDI, me numër shasie ****, viti i prodhimit 2008,
ngjyrë gri, me targa ****, i rregjistruar në emër të D.B.

Bazuar në nenin 190/1/ç të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara për këtë procedim:
Praktika e aplikimit për pasaportë pranë kompanisë ALEAT të shtetasve Sh.B dhe
Ilir Pashaj, t’i kthehet kompanisë që aktualisht administron këto të dhëna;
Dokumentet e regjistrimit të pasurisë nr. ****, vol. ****, faqe ****, ZK. ****,
****; Kontrata e shitblerjes nr. **** rep, nr. **** kol, datë 20.09.2012, me palë
A.D dhe Sh.B, t’i kthehen ASHK vendore Elbasan. Telefon i markës Samsung,
sekuestruar nga shtetasi B.T, t’i kthehet këtij shtetasi.
Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD të përftuara sipas akteve përkatëse gjatë
hetimeve paraprake mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën
e hetimit paraprak, në shumën **** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas
formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurit.

Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e
komunikimit të këtij vendimi

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat