back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaIsh-ministri i Drejtësisë kundër rikthimit të nenit komunist në Kodin Penal

Ish-ministri i Drejtësisë kundër rikthimit të nenit komunist në Kodin Penal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër kundër propozimit për rikthimin në Kodin Penal të nenit që parashikon ndëshkimin për tradhti ndaj atdheut. Ai e cilëson këtë një rikthim në logjikën komuniste dhe një nonsens në realitetin aktual të Shqipërisë.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Manjani thekson se ky nen ishte hequr në vitin 1995 për të eliminuar ndëshkimin me natyrë politike ndaj qytetarëve. Tani, sipas tij, rikthimi i tij nuk ka asnjë kuptim në një vend ku “gjysma e popullsisë ka braktisur atdheun”, zyrtarët mburren me shtetësi të huaja dhe vendimet shtetërore nuk mbrojnë më “dhéun e babës”.

“Atdheu ka vetëm tradhtarë. Këtë vetë projekt Kodi i ri Penal nuk e di,” shkruan Manjani në fillim të reagimit të tij.

Ai ironizon edhe krahasimet me vendet e NATO-s, duke thënë se “snobët ndërkombëtaristë” mund të sjellin shembuj se si disa shtete e kanë këtë nen në legjislacionin e tyre, por u kërkon atyre të tregojnë se sa herë është zbatuar realisht ky nen në 100 vitet e fundit.

Në një analizë të ashpër për shoqërinë shqiptare, Manjani ngre një sërë pyetjesh:

A ka kuptim të flasësh për tradhti kur njerëzit largohen masivisht nga vendi?

Kur zyrtarët shtetërorë deklarojnë se punojnë për interesa të huaja?

Kur vetë shteti vendos interesat e të huajve mbi qytetarët e vet?

“Shoqëria jonë e mbushur me tradhtarë nuk e ndalon dot tradhtinë me kod penal. Po këtë gjë vetëm projektkodi i ri nuk e di”, përfundon Manjani.

Ai thekson se një nen i tillë do të kishte kuptim vetëm në kohë lufte, kur kërkohet rrjeshtim në llogore, ndërsa në kohë paqeje, ekziston rreziku që “tradhtar” të shpallet kushdo që del nga linja politike apo publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat