Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht humbjen në garën për presidentin e SHBA dhe ka uruar Presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për fitoren e tij.
CNN shkruan se Harris e ka telefonuar Trumpin për ta përgëzuar për fitoren, duke i shprehur urimet e saj dhe duke diskutuar rëndësinë e një kalimi paqësor të pushtetit dhe të një udhëheqësi që punon për të gjithë amerikanët.
Një burim i CNN tha se biseda ka pasur një ton konstruktiv dhe të qetë, ku zëvendëspresidentja theksoi domosdoshmërinë që çdo ndryshim pushteti të bëhet në mënyrë paqësore, siç kërkohet nga tradita demokratike e SHBA-ve.
Harris, që ka shërbyer si zëvendëspresidente në mandatin e presidentit Joe Biden, do të mbajë fjalim e saj të parë pas zgjedhjeve mbrëmjen e sotme në Universitetin e Hoëardit