back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuSporti"Kategoria Superiore"/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së...

“Kategoria Superiore”/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 27-të

Pas përfundimit të javës së 27-të të kampionatit “Kategoria Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave. Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur ai i Teutës, Angelo Tafas.

Në mbrojtje kanë spikatur dy lojtarë të Elbasanit, Sigitas Olberkis dhe Emiljano Musta. Katërshen e kësaj vije e plotësojnë Arsid Kruja (Teuta) dhe Elvis Prençi (Skënderbeu).

Mesfusha përbëhet nga Olsi Myrta (Laçi), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Ardit Deliu (Vllaznia).

Në majën e sulmit qëndron Peter Itodo i Dinamo City, teksa në krahë qëndrojnë Redi Kasa i Egnatias dhe Saleh Nasr i Skënderbeut.

Trajneri i javës është përzgjedhur Ernest Gjoka. Skënderbeu i Gjokës mposhti në transfertë Bylisin me rezultatin 0-3.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat