back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKolegji Zgjedhor konfirmon rezultatet e zgjedhjeve/ Certifikohet "11 maji"

Kolegji Zgjedhor konfirmon rezultatet e zgjedhjeve/ Certifikohet “11 maji”

Kolegji Zgjedhor rrëzoi pasditen e së enjtes ankimin e PD-ASHM lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit, duke konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi u mor me shumicë votash dhe pas tij hapet rruga që Presidenti Bajram Begaj të nxjerrë dekretin për mbledhjen e Parlamentit në legjislaturën e re.

Shqyrtimi i ankimit nisi mëngjesin e së enjtes nga trupa prej pesë anëtarësh e Kolegjit Zgjedhor, me Lutfije Celamin relatore. Gjatë seancës, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit, duke risjellë pretendimet për parregullsi dhe problematika gjatë procesit zgjedhor.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe të KQZ-së kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për të mundësuar që Presidenti të dekretojë datën e mbledhjes së Parlamentit të ri, duke siguruar vijimësinë e procesit demokratik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat