back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëKonsola e re Switch 2 del në shitje më 5 Qershor për...

Konsola e re Switch 2 del në shitje më 5 Qershor për 450 dollarë

Në evenimentin Nintendo Direct, kompania hyri në detaje të konsolës së re Switch 2, përfshirë afatet e blerjes dhe dorëzimit të produktit.

Sipas njoftimit për mediat të Nintendo, porositë për Switch 2 do të hapen më 9 Prill dhe del në shitje më 5 Qershor. Çmimi fillon prej 450 dollarësh dhe krahas dyqanit online, mund të blini Switch 2 nga distributorë të ndryshëm.

Çmimi prej 450 dollarësh është vetëm për konsolën Switch 2 por Nintendo tha se do të ofrojë për 500 dollarë në kombinim me lojën Mario Kart World. Pajisja e re është pak më e madhe me një ekran 7.9-inç LCD me frekuencë 120Hz, HDR dhe rezolucion 1080p.

I lidhur mund të luhet në TV 4K ndërsa Nintendo thotë se ka përmirësuar cilësinë e altoparlantëve të brendshëm. Switch 2 ka dy porta USB-C për karikim ndërsa kapaciteti bazë është 256GB.

Ka një numër aksesorësh si kamera Switch 2 për 50 dollarë, kontrolleri i ri Siwtch 2 Pro për 80 dollarë, kontrollorët Joy-Con 2 për 90 dollarë dhe mbështetëse karikimi Joy-Con 2 për 35 dollarë.

Nintendo premton deri në 6.5 orë bateri, shumë më tepër sesa ofron konsola ekzistuese. Switch 2 ka Wi-Fi 6 të përmirësuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat