Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi shprehet se konsultimet e presidentit Bajram Begaj me partitë politike për datën e zgjedhjeve janë farsë.
Bardhi i ka paraprirë me një përgjigje ftesës së Presidentit Bajaram Begaj për konsultim të hënën.
Sipas tij data është caktuar dhe konsultimet janë farsë.
Nuk dihet nëse PD do të shkojë me propozimet e saj te Presidenti apo do ta refuzojë ftesën.
“Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet”, shkruan Bardhi në rrjete sociale.