back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKonsultimet me Kreun e Shtetit/ Blendi Klosi: Propozuam 11 Majin

Konsultimet me Kreun e Shtetit/ Blendi Klosi: Propozuam 11 Majin

Sekretari i Përgjitshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe kreu i Grupit socialist, Niko Peleshi kanë përfunduar konsultimet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare te vitit 2025.

Blendi Klosi në një deklaratë për mediat pas daljes nga Presidenca, u shpreh se Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaroi se zgjodhën datën e fundit të afatit ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës

“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.

Pas përfundimit të takimit mes dy përfaqësuesve të PS-së me Bajram Begajn, në Presidencë mbërriti kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat