back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKontrata 6 mln dollarë në SHBA/ Berisha: Ia vlen çdo qindarkë e...

Kontrata 6 mln dollarë në SHBA/ Berisha: Ia vlen çdo qindarkë e paguar, por paratë nuk janë të miat

Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët pasditen e sotme nga hotel Rogner, ku foli ndër të tjera edhe për kushtet e kontratës së publikuar së fundmi të PD në SHBA.

Berisha theksoi se për kontratën PD nuk ka dhënë asnjë qindarkë, por ato mblidhen nga një fondacion shqiptarësh në SHBA, për kauzat e drejta të PD-së.

Sipas tij, PD pranon shërbimin që i ofron kontrata dhe këtu dallon nga kontrata me Chris LaCivita ku PD është palë kontraktuese.

“Kontrata është publikuar plotësisht. Është për qëllimet, kauzat e drejta të PD-së. Në tërësi për marrëdhëniet e PD, Shqipërisë dhe SHBA. Kjo kontratë është për çdo shqiptar.

McGonigal do e marrë Edi Ramën me vete. Kontrata nuk ka asnjë urdhër për të mos u thënë shqiptarëve të vërtetën e kontratës.

E vërteta e kontratës që i ka djegur kaq shumë Edi Ramës, altoparlantëve të tij, u ka djegur kaq shumë zyrtarëve të krimit. Do doja që këto tu përsëriteshin.

Përpjekja për të zënë hapësirën mediatike të programit për qytetarët. Unë kam 4 muaj që dal me program. Rama nuk ka program, del me përpjekje për të mbytur hapësirën mediatike me banalitete.

Zoti Noka pranon shërbime, por nuk jemi palë kontraktuese. Me LaCivita jemi palë kontraktuese. Në rastin tjetër palë kontraktuese është fondacioni.

Ne kemi pranuar shërbimin. PD nuk ka dhënë asnjë qindarkë. Është një fondacion që jep para. Edhe sikur PD ti japë nga arka e vetë, për kauzën ja vlen çdo qindarkë”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat