back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSherr në PD/ Krerët lokalë përplasen me Nokën

Sherr në PD/ Krerët lokalë përplasen me Nokën

Tensionet në PD duket se po thellohen pas përjashtimeve të fundit, duke shkaktuar pakënaqësi të hapur në bazë dhe në strukturat drejtuese lokale.

Drejtuesit e degëve të PD në Krujë dhe Fushë-Krujë kanë mbërritur në selinë qendrore në Tiranë, ku kanë kërkuar sqarime dhe kanë ngritur shqetësimet e tyre, duke pretenduar se deri më tani nuk janë dëgjuar nga drejtuesit qendrorë.

Sipas burimeve, ata kanë shprehur revoltë të fortë ndaj vendimeve që i konsiderojnë arbitrare për shkrirjen e degëve lokale, një proces i ndërmarrë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Përplasja mes drejtuesve lokalë dhe Nokës ka qenë e ashpër, ndërsa situata raportohet të ketë qenë tepër e tensionuar brenda selisë së partisë.

Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili ka ndërhyrë për të ulur tensionet mes palëve.

Në përfundim të takimit, Berisha ka premtuar se do të shqyrtojë problematikat e ngritura dhe do të japë një zgjidhje për situatën, në një moment kur përçarjet brenda Partisë Demokratike po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat