back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKrimet zgjedhore/ Olsian Çela zbardh skemën e zbulimit

Krimet zgjedhore/ Olsian Çela zbardh skemën e zbulimit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u shpreh se të gjitha institucionet e linjës, prokurorët e posaçëm, policia gjyqësore kanë kapacitet e duhura dhe angazhimin maksimal ndërinstitucional, për të arritur rezultate në parandalimin dhe marrjen e masave për krimet zgjedhore. Ai vuri në dukje një sërë masash që janë marrë me synim rritjen e eficiencës për bashkëpunimin mes institucioneve në këtë aspekt.

Falë bashkëpunimit me partnerët tanë tashmë kemi arritur në një fazë tjetër të rëndësishme që lidhet me përgatitjen e institucionit të Prokurorisë në drejtim të procesit zgjedhor”, tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi angazhimin e shoqërisë civile në bashkëpunimin me institucionet në luftën kundër krimeve zgjedhore

E rëndësishme sjellja në një tryezë e shoqërisë civile, që ka spikatur me rolin e saj në fushën zgjedhore dhe krimin zgjedhor dhe të atyre që janë në terren si prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. 

Në këtë kontekst shkëmbimi i eksperiencave, diskutimi për prioritetet në hetimin e krimeve zgjedhore, por dhe njohja e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore me fenomenet për parregullsitë që vihen re gjatë procesit zgjedhor, vlerësimin e tyre në një pjesë të rasteve si shkelje të ligjit që përbën vepër penale, do të jetë risi jo vetëm në ndërgjegjësimin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë për atë që ndodh gjatë procesit zgjedhor por do t’i bëjë ata edhe më të ndjeshëm për të kuptuar rëndësinë e rolit tonë gjatë këtij procesi. 

Ajo që ne synojmë është transmetimi i shpejtë i informacionit, vlerësimi në kohë reale ndaj çdo sinjalizimi për çdo shkelje që bëjnë vepër penale”, tha ai Çela.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat