back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 25 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryebashkiaku demokrat në takim me Ramën/ A ishte një “mesazh” për Sali...

Kryebashkiaku demokrat në takim me Ramën/ A ishte një “mesazh” për Sali Berishën?

Kryeministri Edi Rama që prej pasdites së djeshme ndodhej në Vlorë. Kjo e diel për kreun e qeverisë ishte e mbushur me takime, ku pas prezantimit të kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 11 Majit në këtë qark, ai zhvilloi dhe një takim me krerët e bashkive dhe me operatorët turistikë.

Kësaj thirrje të kryeministrit iu përgjigj edhe kryetari demokrat i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Prezenca e Qosjes në këtë takim nuk i shpëtoi as kryeministrit Rama i cili përpos që vuri në dukje praninë e demokratit në këtë mbledhje nuk kurseu as “thumbat”

“Kavaja, kemi pasur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”, tha Rama.

Ndërkohë, qëk jo prezencë e kryebashkiakut Fisnik Qosja ka shkaktuar reagime të forta në rrjet. Kjo përgjigje pozitive nga e tij për thirrjen e kryeministrit Rama është interpretuar si një aleancë mes demokratit dhe kryetarit të Partisë Socialiste.

Madje, disa thonë se është dhe një “mesazh” për ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi Kavaja në zgjedhjet e 11 Majit nuk do të kenë asnjë përfaqësues të tyre për ta votuar.

Por, vlen të theksohet se që kur mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, ai i shtriu dorën për bashkëpunim Edi Ramës dhe theksoi se ajo çfarë është e rëndësishme për të janë qytetarët dhe mirëqenia e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat