back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Laptopi i Agaçit ka dosje për Ramën”/ Hajdarmataj: Faktet kanë treguar se...

“Laptopi i Agaçit ka dosje për Ramën”/ Hajdarmataj: Faktet kanë treguar se gjërat që thotë Berisha kanë dalë

Kryetari i PD Sali Berisha hodhi akuza në parlament në lidhje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, duke thënë se në laptopin e tij ka prova, që përfshijnë në krime kryeministrin Edi Rama. Kryedemokrati shtoi se Agaçi është arratisur.

Por, sot kreu i qeverisë Rama ka publikuar video me Agaçin, pikërisht nga Kryeministria, duke hedhur poshtë akuzat për arratisje.

Në lidhje me këtë zhvillim, ish-drejtuesi i Policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar në Open në News 24 deklaroi se Berisha tha se Ëngjëll Agaçi u arratis, pasi ishte zhdukur nga skena politike e vendit.

“Berisha tha se Ëngjëll Agaçi u arratis, pasi ishte zhdukur nga skena politike. Faktet kanë treguar se gjërat që thotë Berisha kanë dalë.

Ashtu u tha edhe për Erion Veliajn se u arratis, por se pas 2 javësh u arrestua. Kështu që duhet parë sesi shkojnë gjërat”, u shpreh Hajdarmataj,

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat