back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMarrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Rama: Është për mbrojte jo për sulm

Marrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Rama: Është për mbrojte jo për sulm

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, të nënshkruar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë këtë vit.

Rama tha në një intervistë për emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, se kjo nuk është aleancë për të sulmuar dikë, por thjesht një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes tri shteteve demokratike.

“Ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjëri. Kemi bërë marrëveshje mes tre shtetesh demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes.

Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në këtë rast, siç e thatë ju, në rast se ka tërbim, është thjesht prapambetje, është produkt i prapambetjes.

Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, deklaroi Edi Rama në këtë intervistë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat