back to top
13 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetMbeti në listën e hapur në Tiranë/ Reagon Pandeli Majko

Mbeti në listën e hapur në Tiranë/ Reagon Pandeli Majko

Pandeli i Majko, i cili do të jetë në listën e hapur të Tiranës ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se ka firmosur dokumentet për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Deputeti socialist shpreh bindjen se “një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!”.

Majko thotë se beteja e tij organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, “dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane”!

“Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, PSSH, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit!

Jam i bindur, se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!

Sot beteja më e rëndësishme është që Shqipërinë ta bëjmë një vend më të mirë!

Votoni shokët dhe shoqet e mija në Listën e Hapur! Unë, jam vetëm një prej tyre!

Beteja ime organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane!

Votoni Partinë Socialiste! Do tja dalim, BASHKË! Shqipëria e fëmijëve tanë, është e para!“, shkruan Majko.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat