back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMbi 3.713.761 qytetarë me të drejtë vote/ Zgjedhjet çojnë në "këmbë" SPAK,...

Mbi 3.713.761 qytetarë me të drejtë vote/ Zgjedhjet çojnë në “këmbë” SPAK, KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Me 11 Maj shqiptarët votojnë për të zgjedhur kush do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme. Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga rënia e regjimit komunist të Enver Hoxhës në vitin 1991.

Të drejtën e votës për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3 milionë e 713 mijë e 761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114 mijë e 642 janë të rinj do të votojnë për herë të parë.

Të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale e kanë edhe 3 mijë e 27 persona të dënuar dhe të paraburgosur.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike që garojnë për të fituar shumicën e ulëseve në Parlament, në një formulë të re zgjedhore.

SPAK, KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë ngritur një Task-Forcë të përbashkët për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash dhe ka trajnuar 6,838 efektivë me uniformë dhe 813 specialistë për hetimin e krimeve zgjedhore dhe ruajtjen e objekteve zgjedhore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat