back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMeta lançon modelet e reja AI Llama 4 Scout dhe Llama 4...

Meta lançon modelet e reja AI Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick

Meta Platforms ditën e Dielë lançoi versionin më të fundit të modelit të saj të madh Llama, quajtur Llama 4 scout dhe Llama 4 Maverick.

Meta tha se Llama është një model multi-modal AI. Sisteme të tilla janë të afta të përpunojnë dhe integrojnë lloje të ndryshme të dhënash, përfshirë tekst, video, imazhe dhe audio dhe mund të konvertojnë përmbajtje në formate të ndryshme.

Përmes një deklarate kompania tha se Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick janë modelet e saj më të avancuara dhe më të mirat në kategorinë e saj. Meta tha se ato do të jetë open-source.

Në të njëjtën kohë tha se po teston Llama 4 Behemoth, të cilin e quajti një prej modeleve LLM më inteligjente në botë dhe më i fuqishmi. Firmat e mëdha të teknologjisë kanë investuar në mënyrë agresive në infrastrukturën e inteligjencës artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI, i cili ndryshoi peizazhin e teknologjisë dhe nxiti investimet në machine learning.

Meta planifikon të investojë 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj AI.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat