back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMeta zëvendëson verifikuesit e fakteve me “shënimet komunitare”

Meta zëvendëson verifikuesit e fakteve me “shënimet komunitare”

Meta ka vendosur të braktisë përdorimin e verifikuesve të pavarur të fakteve në Facebook dhe Instagram për ti zëvendësuar ato me “shënimet komunitare” që X përdor ku komentimi lidhur me vërtetësinë e postimeve i mbetet përdoruesve.

Përmes një videoje të publikuar në blogun e kompanisë javën e kaluar, shefi ekzekutiv i Meta Mark Zuckerberg tha se moderatorët e palëve të treta ishin politikisht të njëanshëm dhe kishte ardhur momenti që të kompania të rikthehej tek themelet e fjalës së lirë.

Lëvizja vjen ndërsa Zuckerberg dhe ekzekutivët e tjerë të teknologjisë po kërkojnë të përmirësojnë raportet me presidentin e zgjedhur Amerikan Donald Trump përpara se të marrë drejtimin e vendit këtë muaj.

Trump dhe aleatët Republikanë kanë kritikuar Meta për politikën e saj të kontrollit të fakteve duke thënë se është censurë ndaj zërave të djathtë.

Lidhur me ndryshimet, Trump tha gjatë një konference për mediat se ishte i impresionuar nga vendimi i Zuckerberg. I pyetur nëse Zuckerberg me këtë lëvizje i është përgjigjur kërcënimeve të Trump, ky i fundit tha: “Mbase. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat