back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMicrosoft fiton betejën me autoritetet Amerikane për blerjen e Activision Blizzard

Microsoft fiton betejën me autoritetet Amerikane për blerjen e Activision Blizzard

Komisioni Federal Tregtar në SHBA (FTC) zyrtarisht ka tërhequr padinë e ngritur kundrejt blerjes së Activision Blizzard nga Microsoft.

FTC bëri kërkesë për tërheqjen e padisë ditën e Enjte vetëm pak ditë pasi humbi apelimin për të parandaluar Microsoft të finalizojë blerjen.

Kështu merr fund beteja ligjore dy vjeçare ndërsa FTC u përpoq të bllonte blerjen 68.7 miliardë dollarëshe.

Microsoft fitoi betejën për blerjen e Activision Blizzard në Korrik të 2023 dhe marrëveshja u përfundua disa muaj më pas, në Tetor, ose dy vite pasi u bë publike.

FTC ka apeluar vendimin për të lejuar blerjen dy vite më parë por që u rrëzua në fillim të këtij muaji.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat