back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMonika Kryemadhi sulmon Yuri Kim/ "Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të...

Monika Kryemadhi sulmon Yuri Kim/ “Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të saj”

Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të martë sërish në Prokurorinë e Posaçme, në përputhje me masën “detyrim paraqitje” që është vendosur ndaj saj.

Pasi doli nga SPAK ajo sulmoi ish-ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, për të cilën tha se arrestimi i Ilir Metës të cilin e cilësoi si rrëmbim sipas saj është bërë me urdhër të Yuri Kim.

“Edhe McGonigal që akuzohet për influencën ruse, u gjykua në gjendje të lirë dhe pas 4 muajsh shkoi për të kryer dënimin.

Ne i burgosim që janë në hetime dhe pastaj bëjmë gjëra të tjera për t’i larguar nga politika. Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi.

Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë.

Sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ne s’kemi kërkuar një sistem drejtësie të burgosë 300 veta po 3 mijë vetë, por kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët. Nuk mendoj se sot shqiptarët gjejnë drejtësi më kollaj se çfarë kanë pas gjetur më parë”, tha Kryemadhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat