Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit. Shkak i incidentit është bërë moti i keq.
Nga të dhënat e para raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë që prej orëve të para të ditës së sotme pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq.
Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, gjatë ditës së sotme si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ka patur vonesa në mbërritje dhe proceset e bregëzimit të trageteve.
Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit trageti “AF Marina” dhe trageti “AF Francesca” të planizuar për lundrim ditën e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, (Itali) kanë pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës.
Në terminalin e kontenierëve proceset operacionale vijojnë normalisht dhe pa ndërpreje.
Ndërkohë që është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e mallrave gjenerale dhe atë rifuzo si pasojë e erës së fortë dhe rreshjeve intensive.