back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
KreuSportiNdaj Monaco luhet kualifikimi direkt/ Inzaghi me dilema në mesfushë

Ndaj Monaco luhet kualifikimi direkt/ Inzaghi me dilema në mesfushë

Inter është vetëm një hap larg kualifikimit për në fazën direkt të Champions League, ndaj Monaco mjafton edhe një pikë për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm, por trajneri Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë me disa mungesa dhe dilema. Inzaghi nuk do të ketë në dispozicion për këtë takim dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Acerbi dhe Calhanoglu.

Qendërmbrojtësi është i padisponueshëm që nga nëntori, ndërsa regjisori turk pritet të jetë gati për derbin kundër Milan të dielën. Objektivi primar ishte që Calha të ishte gati për takimin e së mërkurën në Champions, por stafi drejtues nuk dëshiron të rrezikojë me lojtarin më kyç në skuadër, për më tepër që ndaj “djallit” është një sfidë akoma më e rëndësishme, kërkohet një Calhanoglu në versionin më të mirë.

Mungesa e turkut fut në mendime Inzaghi-n, ta nis me Zielinski-n nga minuta e parë, ashtu siç bëri kundër Lecce-s apo t’i besojë një fanellë titullari Asllanit. Ndaj Lecce-s gjërat shkuan në perfeksion me Inter që triumfoi me “poker” golash.

Në mbrojtje mund të rikthehet Pavard, ndërsa nuk ka asnjë ndryshim në fazën sulmuese, me dyshen Lautaro-Thuram nga minuta e parë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat