Futbolli shpesh të jep emocione të mëdha, por edhe goditje të rënda. Pas humbjes së rëndë 6-0 ndaj Vasco da Gama, Neymar Jr. nuk e fshehu dhimbjen, duke shpërthyer në lot. Në një nga momentet më të errëta të karrierës së tij, braziliani mori dritën më të madhe, një mesazh prekës nga i biri.
Me fjalë të thjeshta, por plot zemër, djali i kujtoi se, pavarësisht rezultateve dhe kritikave, është gjithmonë babai, idhulli dhe frymëzimi i tij. Një mesazh që shkon përtej futbollit, që prek çdo njeri i cili beson se dashuria e familjes është forca më e madhe për ta ringritur kokën.
Ky gjest i vogël, por i pafund në domethënie, tregon se kur futbolli të rrëzon, familja është gjithmonë aty për të të ngritur sërish. Ja mesazhi i plotë i djalit të Neymar, pasi pa lotët e babait të tij, si pasojë e humbjes së rëndë 6-0:
“E di që sot ishte ditë e vështirë për ty dhe për ne, por dua që ta dish se në këto momente të vështira, edhe kur askush nuk është pranë teje, unë do të jem gjithmonë këtu për të të mbështetur. Ti je më shumë se një baba i mrekullueshëm, ti je idhulli im, frymëzimi im. Edhe në ditët kur qan, dua që ta dish se të dua shumë. Mbaje gjithmonë mend këtë.
Mos harro se familja jote është këtu pranë teje për të të mbështetur në çdo moment, të mirë apo të vështirë. Ti je babai im, gjithmonë do të jem këtu për ty. Tani dua që ta ngresh kokën dhe të përballesh me kritikat, ashtu si gjithmonë e ke bërë dhe do të vazhdosh ta bësh. Ti je i jashtëzakonshëm. Të dua me gjithë zemër.
Dhe kurrë mos u dorëzo për ëndrrën tënde më të madhe, për shkak të njerëzve që as nuk të njohin, sepse ti je i aftë. Mos e shiko humbjen 6-0 si dështim; shikoje si motivim për të qenë gjithmonë më i mirë se dje. Mos harro kurrë: TI JE I JASHTËZAKONSHËM!”