Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në drejtimin e institucioneve shtetërore, duke sjellë lëvizje në poste kyçe të administratës publike.
Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Gent Gazheli është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe është emëruar Zëvendësministër i Mjedisit.
Në vend të tij, Besmir Beja është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Beja ka mbajtur më herët detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Ndërkohë, Gentian Kerri është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, duke zëvendësuar Besmir Bejën në këtë pozicion.



