back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPolitikaNisin numërimet e votave nga Greqia/ PD urdhëron kontestim për çdo fletë

Nisin numërimet e votave nga Greqia/ PD urdhëron kontestim për çdo fletë

Votat e mbërritura nga Greqia, të cilat u lanë pezull, kanë nisur të numërohen sot pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu bëri me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi.

“Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.

Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:

“Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.””-thuhet në urdhrin nga sekretari i PD-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat