back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuSportiNjë Inter i shëmtuar, Leverkusen bën për “aspirina” Inzaghi-n: Na mungoi kualiteti 

Një Inter i shëmtuar, Leverkusen bën për “aspirina” Inzaghi-n: Na mungoi kualiteti 

Një Inter i shëmtuar, një skuadër që në 90 minuta nuk prodhoi asgjë, nuk goditi asnjë herë kuadratin duke dalë “duar bosh” nga transferta përballë Leverkusen. Ekipi i Simone Inzaghi-t zhvilloi një nga ndeshja më të këqija të këtij sezoni, pësuan humbjen e parë në Champions, por pavarësisht këtij fakti janë ende në garë për të kualifikuar direkt në fazën tjetër, mjafton të fitojnë dy sfidat e radhës kundër Sparta Pragës dhe Bayern Munich.

Leverkusen bëri për “aspirina” Inter duke zhvilluar një presion asfiksues në zonë, ishin dhe të pafat ku goditën traversën që në start. Më pas Sommer u kthyer në protagonist duke ndalur në dy raste të pastra Wirtz. Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me ekipin gjerman që bëri gjithçka për të gjetur golin e avantazh. Më në fund, pas disa përpjekjeve, Leverkusen festoi në minutën e 90-të me Mukiele, me mbrojtësin francez që dërgoi topin në rrjetë.

Nga minuta e 66-të, Inzaghi hodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 5. Me 13 pikë në 6 ndeshje, po aq sa edhe Inter, Leverkusen ngjitet provizorisht në vendin e dytë. I pakënaqur nga kjo transfertë doli Simone Inzaghi:

“Nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira, për më tepër që përpara kishim një rival me shumë vlera. Për fat të keq na mungoi kualiteti në 25 metrat e fundit”, u shpreh Inzaghi.

Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses, Xavi Alonso: “Jemi shumë të kënaqur për këtë fitore kundër një ekipi të madh. Nuk e mendoja se do të kishim 20 raste kundër një ekipi si Inter. Mendoj se e merituam fitoren”, theksoi Alonso.

La Gazzetta

“Pak Inter”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat