back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
spot_img
KreuLifestyle / Showbiz“Nuk pyesni për njerëzit, vetëm para doni”/ Justin Bieber në gjendje jo...

“Nuk pyesni për njerëzit, vetëm para doni”/ Justin Bieber në gjendje jo të mirë, shpërthen ndaj paparacëve

Justin Bieber është përfshirë në një moment tensioni me disa paparacë që po e ndiqnin gjatë një daljeje të tij në Palm Springs. Në një video të publikuar nga TMZ, këngëtari shfaqet i irrituar sapo vëren fotografët, duke mbuluar menjëherë fytyrën dhe duke reaguar ndaj njërit prej tyre që i uroi “Mirëmëngjes”.

“Nuk është një mëngjes i mirë! Pse je këtu?”, iu kthye ai ashpër fotografit, duke e akuzuar se ishte aty vetëm për para. Bieber iu afrua më shumë fotografëve dhe përsëriste me nervozizëm: “Para, para, para…”. Ai mbuloi kamerën e njërit prej tyre për t’i penguar të xhironin dhe shtoi me zë të lartë: “Ik vëlla! Nuk të interesojnë njerëzit”.

Veshja e pazakontë e këngëtarit, me një triko të hedhur mbi njërin krah dhe pantallona të gjera që i nxirrnin të brendshmet në pah, i shtoi më shumë vëmendje incidentit.

Kjo përplasje vjen në një periudhë të turbullt për Bieberin, i cili kohët e fundit ka postuar mesazhe të çuditshme në rrjetet sociale dhe ka ngjallur shqetësim pas një transmetimi live në Instagram ku u shfaq në gjendje të pazakontë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat