back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Nuk shkojmë me regji”/ Gjashtë deputetë të PD-së, sfidojnë leksionet e Berishës,...

“Nuk shkojmë me regji”/ Gjashtë deputetë të PD-së, sfidojnë leksionet e Berishës, emrat

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike nuk iu bashkuan takimit të zhvilluar së fundmi me kryetarin e tyre, Sali Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij, në kuadër të “leksioneve” që synonin trajtimin e çështjeve të brendshme të partisë.

Në mesin e deputetëve që nuk morën pjesë ishin Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata, të cilët nuk shkuan fare në takim. Ivi Kaso mungoi për shkak të një angazhimi tjetër brenda PD-së.

“Nuk shkoj në Kuvend me regji dhe asnjëherë nuk do t’i bie tavolinave,” – kishte deklaruar më herët Arjan Ndoja në një fjalim në Parlament, duke nënvizuar qëndrimin e tij ndaj mënyrës së organizimit të partisë.

Në takim u vërejt edhe mungesa e deputetit Besart Xhaferri, i cili ndodhet për vizitë në SHBA, vend ku kryetari i tij nuk mund të shkelë për shkak të statusit non grata. Pak ditë më parë, Xhaferri i kishte kërkuar Berishës largimin nëse nuk vërteton “farsën” dhe nëse nuk çon vendin sërish në zgjedhje.

Mungesat e deputetëve nxjerrin në pah tensionet brenda PD-së, ku disa anëtarë të Kuvendit nuk pranojnë të përfshihen në udhëheqjen dhe aktivitetet e partisë sipas regjisës së kryetarit Berisha. Situata duket se reflekton ndarje të brendshme dhe pikëpamje të ndryshme për mënyrën e drejtimit dhe strategjinë e opozitës.

Takimet e ardhshme brenda PD-së pritet të tregojnë nëse këto dallime do të ndikojnë në kohezionin e grupit parlamentar dhe organizimin e fushatës së ardhshme politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat