Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet zyrtare pas numërimit elektronik në njësinë 10 në kryeqytet.
Nga numërimi i 31 qendrave të votimit, Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 5304 vota ose 49.03%. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ika marrë 3498 vota ose 32.34%.
Sakaq, nga numërimi i votave për kandidatët në listë të hapur të Partisë Socialiste më i votuari rezulton Fatmir Xhafaj me 1722 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 624 vota.
Nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kandidati më i votuar rezulton Ilir Alimehmeti me 848, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590.
Kandidatët më të votuar nga PS:
1.Fatmir Xhafaj – 1,722 vota
2.Erion Braçe – 624 vota
3.Ervin Hoxha – 376 vota
4.Blendi Goxhaj – 321 vota
5.Julinda Dhame – 217 vota
Kandidatët më të votuar nga PD-ASHM:
1.Ilir Alimehmeti – 848 vota
2.Jorida Tabaku – 590 vota
3.Ilir Metaj – 246 vota
4.Lili Sula – 159 vota