back to top
16.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaOficeri i policisë ekzekutoi biznesmenin/ Zbulohen vrasësit e Eduart Reçit

Oficeri i policisë ekzekutoi biznesmenin/ Zbulohen vrasësit e Eduart Reçit

Shkëlqim dhe Florian Duka, dy vëllezër, janë  arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi.

Hetimet kanë zbuluar se ka qenë oficeri i policisë së komiaratit nr 2 në Tiranë, Shkëlqim Duka që ka kryer ekzekutimin e biznesmenit.

Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit, shkruan Tema.

Viktima po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët biznesmeni Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë dy vëllezërit, të cilët kanë rënë në prangat e policisë këtë të diel.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat