back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Nuk ke kuptuar ligjin"/ "Paketa e maleve", Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës

“Nuk ke kuptuar ligjin”/ “Paketa e maleve”, Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryetarët e bashkive për të shpjeguar funksionimin e “paketës së maleve”, një iniciativë e qeverisë që synon lehtësimin e investimeve në zonat malore dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë që kanë zgjatur dekada.

Gjatë mbledhjes, Rama ka kritikuar kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për mosdorëzimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk ka kuptuar procesin ligjor.

Rama: “Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri? Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?”
Hajdari: “I kemi shpallur zonat prioritere, Zoti Kryeministër.”
Rama: “Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit Vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.”
Hajdari: “Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK.”
Rama: “Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30-vjeçare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre. Por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat.”

“Paketa e maleve” ka për qëllim të përshpejtojë procesin e legalizimit dhe investimeve në tokat malore, duke i dhënë pronarëve mundësinë të zhvillojnë aktivitet ekonomik pa pengesa burokratike.

Mbledhja e kryetarëve të bashkive ishte gjithashtu një mundësi për Rama-n që të sqarojë procedurat dhe përgjegjësitë e secilit kryetar bashkie, duke nxjerrë në pah rëndësinë e përgatitjes së dokumentacionit ligjor dhe dorëzimit të hartave në kohë për të mundësuar miratimin qeveritar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat