Jennifer Lopez duket se e ka hedhur pas krahëve, ndarjen me ish partnerin Ben Affleck dhe ka nisur një romancë të re.
Ajo dhe aktori i njohur Kevin Costner po kalojnë kohë së bashku.
Sipas mediave amerikane, Lopez dhe Costner janë parë duke konsumuar diçka së bashku dhe duke biseduar nga afër gjatë pushimeve të tyre. Për më tepër thuhet se Costner i dërgoi Lopez një buqetë me lulet e saj të preferuara, një shënim të shkruar me dorë dhe një shampanjë.
Që atëherë, të dy thuhet se kanë qenë në kontakt të përditshëm dhe po planifikojnë të takohen për darkë.
Dy yjet e njohur së fundmi kanë kaluar nëpër divorce.
Martesa gati 20-vjeçare e Costner me Christine Baumgartner përfundoi në maj 2023, ndërsa Lopez finalizoi divorcin e saj nga Ben Affleck vetëm disa ditë më parë, më 7 janar 2025.