back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDenoncimePas vrasjes së Astrit Kalasë, gjykata “blindon” hyrjet/ Publiku pret jashtë

Pas vrasjes së Astrit Kalasë, gjykata “blindon” hyrjet/ Publiku pret jashtë

Dhjetë ditë pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit, masat e sigurisë në këtë institucion janë rritur ndjeshëm.

Tashmë, efektivë të policisë janë vendosur si në hyrje të gjykatës, ashtu edhe brenda ambienteve të saj, ndërsa kontrollet për personat që hyjnë janë bërë më të rrepta. Përveç skanerëve dhe detektorëve të metaleve, punonjësit e sigurisë kryejnë edhe kontroll fizik për çdo qytetar apo palë që hyn në godinë.

Ndryshime janë bërë edhe në mënyrën e pritjes së publikut. Nëse më parë qytetarët prisnin në paradhomën përpara detektorit, tani pritja bëhet jashtë godinës. Janë vendosur tabela informuese me mbishkrimin “Pritja për publikun”, dhe qytetarët thirren një nga një për t’u futur brenda, pas kontrollit të sigurisë.

Masat e reja vijnë në kuadër të rritjes së sigurisë në gjykata, pas ngjarjes së rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat