pas votimit në Parlament të Endri Shabanit, i cili u zgjodh në krye të institucionit me 85 vota pro nga deputetët e Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate, si dhe tre vota kundër.
PD dhe Partia “Mundësia” nuk morën pjesë në votim, duke e cilësuar procesin të parregullt dhe të njëanshëm. Sipas opozitës, mazhoranca ka shkelur procedurat, pasi firmat mbështetëse për kandidaturat janë tërhequr nga deputetët demokratë, ndërkohë që Endri Shabani, sipas PD-së, nuk ka qenë asnjëherë kandidat i propozuar apo i mbështetur prej tyre.
Demokratët akuzojnë se zgjedhja është bërë në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, ndërsa pritet që çështja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e procesit.



