back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetPolitikaPD denoncon/ Kompania e vëllait të ish-kreut të gardës Sako, nën akuzë...

PD denoncon/ Kompania e vëllait të ish-kreut të gardës Sako, nën akuzë për shkelje të shumta

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli shprehet se kompania e vëllait të ish-kreut të gardës Sako, 2T shpk nën akuzë për shkelje të shumta, vazhdon e merr miliona euro tendera para publike.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, teksa ka bërë publike edhe dokumentet që e provojnë marrjen e miliona eurove tendera të vëllait të ish-kreut të Gardës, Vangjeli ngre pyetjen për SPAK, se si e verifikoi vetëdeklarimin e këtij subjekti, i cili ka investuar kapacitetet e tij teknike në 2 koncesione dhe 6 kontrata të tjera për zbatimin e punëve civile?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Kompania e vëllait të ish kreut të gardës Sako, 2T shpk, e Artan Sakos, rezulton:

mbajtëse e 2 koncesioneve;

sipas Spending Data, përfituese e të paktën 86 milion eurove nga tenderat;

përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike me anë të vendimit e APP-së nr.49, datë 20 Maj 2024, si rezultat i keqinformimit me qëllim kualifikimin në 3 tendera, por pas një muaji ky vendim u pezullua deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata;

përfituese e 3.5 milionë euro nga koncesionari i sterilizimit e po në të njëjtën periudhë Artan Sako nëpërmjet kompanisë 2T ka marrë edhe 780.000 euro për konsulencë.

Së fundmi 2 T Shpk u shpall fituese si pjesë e bashkimit të operatorëve për tenderin 3.9 mil euro prokuruar nga Spak me objekt: ‘Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK’.

2 T shpk aktualisht është investuar në proces zbatimi në të paktën 6 kontrata paralele në vlerë totale 44.7 milion euro, të lidhura me ARRSH, FSHZH, Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Ndërkohë DST shtojca 7 pika 2.1.a dhe shtojca 8 pjesa II, shkaqet e përjashtimit, pika D, detyron operatorët të paraqesin vetëdeklarim për mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata,  të tjera.

Ndërkohë 2T ka 2 kontrata koncesionare në zbatim me vlerë 57 milionë euro në total dhe 6 kontrata tenderash 44.7 milionë euro të cilat janë duke u zbatuar nga ky subjekt.

Si e verifikoi SPAK këtë vetëdeklarim të këtij subjekti sipas shtojcës 8 në DST, i cili ka investuar kapacitetet e tij teknike në 2 koncesione dhe 6 kontrata të tjera për zbatimin e punëve civile?

Do ta hetojë apo do vijojë ti japë tendera….

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat