Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Pedagogët kanë marshuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt një qendre tregtare pranë Kuvendit, ku po zhvillohej seanca plenare, duke u përballur me forcat e policisë.
Protestuesit kanë shembur gardhin metalik të vendosur nga policia për të penguar avancimin e tyre. Pas gardhit, ata janë përballur me efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të cilët ishin pozicionuar disa metra më tutje.
Ndërkohë, seanca plenare e Kuvendit është mbyllur, ndërsa situata pranë protestuesve vijon të mbetet e tensionuar. Në zonë është vendosur edhe një autobot me ujë, ndërsa policia u ka bërë disa herë thirrje protestuesve përmes megafonit.



