Pas fyerjeve dhe sharje, deputetët opozitarë janë përplasur dhe shtyrë me njëri tjetrin.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka shtyrë kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili po mbante të bllokuar foltoren.
Përplasja është përshkallëzuar pasi r Noka i ka marrë telefonin Shehajt dhe ia ka hedhur në tokë.
Përplasja për foltoren:
Noka: Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i Veliajt këtu.
Noka: Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.
Noka: Mu hiq qafe, ik se po flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.
Spiropali: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.
Noka: Kur te them mu largo, mu largo.